Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKryeministri Li jo më pjesë e Byrosë Politike të PKK-së

Kryeministri Li jo më pjesë e Byrosë Politike të PKK-së

Kryeministri kinez, Li Keqiang nuk do të jetë më pjesë e Komitetit të ri Qendror të Partisë Komuniste, pasi emri i tij nuk u përfshi në listën e anëtarëve të rinj, në fund të kongresit njëjavor të partisë. Kjo do të thotë se ai nuk do të jetë i pranishëm në Komitetin e Përhershëm të Byrosë Politike, organi më i fuqishëm vendimmarrës i partisë. Li kishte njoftuar tashmë se nuk do të kandidonte më në mbledhjen vjetore të Kongresit Popullor në mars, pas dy mandatesh në detyrë. Spekulimet ishin të shumta, megjithatë, se ai mund të bëhej kreu, ose kryetari i parlamentit, gjë që do ta bënte atë në fakt aktorin e dytë më të fuqishëm politik pas sekretarit të përgjithshëm të Partisë Komuniste dhe presidentit, Xi Jinping. Kryetari aktual, Li Zhanshu, gjithashtu nuk ishte në listën e anëtarëve të rinj të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste. Trupi do të mblidhet për një seancë të parë plenare të dielën për të miratuar Byronë e re Politike dhe Komitetin e Përhershëm të saj. Pritet gjithashtu të konfirmojë Xi si sekretar të përgjithshëm të partisë për një mandat të tretë duke mos marrë parasysh kufijtë e moshës dhe mandatit të respektuar tradicionalisht.https://ata.gov.al/2022/10/22/kine-kryeministri-li-jo-me-pjese-e-byrose-politike-te-pkk-se/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments