Spitali Bashkiak “Stefan Gjoni” në Krujë është tashmë një qendër moderne shëndetësore në shërbim të mbi 85 mijë banorëve dhe 6 njësive administrative. pas dëmtimeve që pësoi nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
Spitali i ri i Krujës ka kapacitet prej 124 shtretërish, ndërsa risi e këtij investimi është shtimi i shërbimit të kontingjencës dhe rehabilitimit.
Në spitalin e ri të Krujës ofrohen edhe shërbimet e poliklinikës.
Pas përfundimit të punimeve, sipas ministres Koçiu, kjo strukturë ofron:
Infrastrukturë moderne dhe kushte dinjitoze për pacientët;
Riorganizim të shërbimeve spitalore për më shumë efikasitet;
Urgjencë e pajisur me sistem bashkëkohor pritjeje dhe triazhimi.