Tuesday, April 22, 2025
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKroacia po shkon drejt plakjes

Kroacia po shkon drejt plakjes

Enti Shtetëror i Statistikave të Kroacisë (DZS) prezantoi rezultatet përfundimtare të Regjistrimit të Popullsisë në vitin 2021. Drejtoresha e përgjithshme e Entit Shtetëror të Statistikave, Lidija Brkoviç deklaroi se sipas regjistrimit të vitit 2021, 195 vendbanime në Kroaci nuk kanë asnjë banor ndërsa 1 845 vendbanime kanë më pak se 50 banorë. Sipas strukturë kombëtare të popullsisë, në Kroaci jetojnë 91,63 për qind kroatë, 3,20 për qind serbë, 0,62 për qind boshnjakë, 0,46 për qind romë, 0,36 për qind italianë dhe 0,36 për qind shqiptarë. Sipas përkatësisë fetare, në Kroaci 78,97 për qind janë katolikë, 3,32 për qind janë ortodoksë, 1,32 për qind janë myslimanë, 4,71 për qind janë jobesimtarë ose ateistë ndërsa 1,72 për qind nuk kanë dashur të deklarojnë përkatësinë e tyre fetare. Sipas gjuhës amtare, 95,25 për qind flasin kroatisht, 1,16 për qind flasin serbisht ndërsa më pak se një për qind flasin një gjuhë tjetër amtare. Shtetas kroatë ishin 99,24 për qind, ndërsa 0,74 për qind ose 28 784 ishin të huaj. Sipas Regjistrimit të vitit 2021, Kroacia ka 3 871 833 banorë që është rreth 100 mijë banorë më pak se në regjistrimin e vitit 1953. Numri më i madh i banorëve në Kroaci u regjistrua në vitin 1991 (4,78 milionë). Që atëherë numri ka rënë vazhdimisht. Krahasuar me regjistrimin e mëparshëm të vitit 2011, numri i banorëve të Kroacisë është zvogëluar për 413 056 banorë ose për 9.46 për qind. Përqindja e të moshuarve të moshës 65-vjeç e lart kishte rritje të vazhdueshme që nga regjistrimi i vitit 1953, kur ishte 7 për qind ndërsa në vitin 2021 kjo kategori përbën 22,5 për qind të popullsisë së përgjithshme. Rënia më e madhe e popullsisë është vërejtur në pesë qarqe lindore të Kroacisë ndërsa të gjitha qarqet kanë shënuar rënie të numrit të banorëve. Regjistrimi i vitit 2021 është kryer në terren nga 27 shtatori deri më 14 nëntor 2021 ndërsa mbi 1,6 milionë qytetarë u regjistruan në mënyrë të pavarur përmes regjistrimit online.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ