Sunday, October 27, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTKroacia në gjysmëfinale

Kroacia në gjysmëfinale

Kroacia u bë sot skuadra e parë që kaloi në gjysmëfinale, pasi mundi Brazilin, i quajtur ndryshe Seleçao, me penallti. Koha e rregullt e ndeshjes përfundoi me rezultatin 0-0, me asgjë për t’u shënuar, sidomos nga skuadra kroate, e cila në pjesën e dytë nuk arriti të gjuajë asnjëherë në portën e Brazilit. Në fund të shtesës së parë, ishte Neymar i cili shënoi gol në minutën e 105-të, pas një inkursioni në krah të majtë të mbrojtjes kroate. Me 77 gola, Neymar iu bashkua Peles në krye të renditjes së golashënuesve më të mirë në historinë e kombëtares braziliane. Por, tre minuta para fundit të shtesës së dytë (117′), Petkoviç barazoi për kroatët, pas një gjuajtje në qendër të zonës së Brazilit. Penalltitë u mbyllën në favor të Kroacisë 4-2. Kroacia do të ndeshet në gjysmëfinale me fituesen e ndeshjes Holandë-Argjentinë (20:00), më 13 dhjetor.https://ata.gov.al/2022/12/09/katar-2022-kroacia-dergon-selecaon-ne-shtepi-e-para-ne-gjysmefinale/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments