Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAKriza energjetike, të këmbehet thëngjill për energji

Kriza energjetike, të këmbehet thëngjill për energji

Rënia e njësisë A3, ka përkeqësuar furnizimin me energji elektrike në vend. Kështu ka njoftuar KEDS, të cilët thanë se KOST-i ka kërkuar kufizime emergjente të energjisë elektrike. Ekonomistët thonë se mungesa e energjisë, është duke vazhduar t’i dëmtojë bizneset në vend. Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike të Kosovës –KEDS, ka bërë të ditur se furnizimi me energji elektrike në Kosovë është përkeqësuar për shkak të rënies së njësisë A3 të termocentraleve në Obiliq. Si pasojë e kësaj, KOST ka kërkuar kufizime emergjente të energjisë elektrike. “Kjo bën që në vend aktualisht të prodhohen më pak se 400 megavat, që e bën situatën aspak të favorshme”, thuhet në njoftim. Ndërkohë, kryetari i Aleancës Kosovare të Bizneseve (AKB), Agim Shahini, i tha Radio Kosovës se ia kanë propozuar disa masa qeverisë për të tejkaluar krizën energjetike në vend. Shahini tha se Kosova mund të shesë thëngjill në Serbi e Maqedoninë e Veriut. “Ia kemi propozuar disa masa qeverisë për tejkalim të krizës energjetike, duke marrë seriozisht ofertën e kërkuar nga Maqedonia e Veriut dhe Serbia, për të shitur thëngjill në këmbim të energjisë elektrike. Kjo kishte me qenë një strategji afatshkurtër dhe mundësi e mirë për të dalë nga kriza”, tha Shahini. Ai kritikoi të gjitha qeveritë që nuk ia dhanë dritën jeshile ndërtimit të Termocentralit të ri që sipas tij, do ta bënte Kosovën fuqi ekonomike. E kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Skënder Krasniqi, tha se gjatë verës i kanë kërkuar qeverisë që të marrë masa për energjinë. Ai tha se pak është punuar në këtë drejtim. “Kemi kërkuar nga qeveria mbështetje për bizneset, në mënyrë që të mos vihet te falimentimi i bizneseve dhe largimi i punëtorëve nga puna. Shumë pak është punuar në këtë drejtim, dhe ardhja deri të reduktimet e paparalajmëruar i ka dëmtuar shumë bizneset dhe po vazhdon”, tha Krasniqi për Radio Kosovën. Krasniqi tha se bizneset e kanë të pamundur të funksionojnë dhe se për shkak të reduktimeve, ato tej mase edhe po dëmtohen.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=615422

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments