Saturday, May 10, 2025
HomeSOCIALEKriza energjetike/ Maqedonia e Veriut shpall gjendje të jashtëzakonshme për 30 ditë

Kriza energjetike/ Maqedonia e Veriut shpall gjendje të jashtëzakonshme për 30 ditë

Maqedonia e Veriut ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme 30 ditore në sektorin e energjetikës. Ky vendim do të hyjë në fuqi për muajin shtator, ky hyjnë në fuqi edhe masat e reja të qeverisë për kursimin e energjisë elektrike. Pjesë e masave janë edhe detyrimi i institucioneve të shtetit të ulin faturat e energjisë elektrike deri në 15 %. Vendi po përballet me krizën energjetike për shkak të thatësirës, ndërsa qeveria ka caktuar fonde nga buxheti për të ndihmuar kompanitë të prodhojnë dhe blejnë energji elektrike. Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi ka propozuar që gjendja e krizës të vazhdohet deri në 2023. “Kuvendi dhe deputetët kanë të drejtë të vazhdojnë gjendjen e krizës në sektorin e energjetikës. Propozoj që gjendja e krizës të vazhdojë aq sa është dhe sezoni i ngrohjes”, tha Bekteshi.https://lajme.rtsh.al/artikull/kriza-energjetike-maqedonia-e-veriut-shpall-gjendje-te-jashtezakonshme-per-30-dite

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments