Friday, November 22, 2024
HomeSPORT-KULTURE-ARTSPORTKristi Ramadani konfirmohet nënkampion Evrope

Kristi Ramadani konfirmohet nënkampion Evrope

Federata Shqiptare e Peshëngritjes njofton sot se Shqipëria ka një nënkampion të ri Evrope, Kristi Ramadanin. FSHP përmes rrjeteve sociale bën me dije se ditën e sotme, datë 08 mars 2024, ka ardhur më në fund përgjigjja e shumëpritur e testit antidoping nga ITA (Agjencia Ndërkombëtare e Testimit), ku Kristi Ramadani iu nënshtrua testit në gjak dhe urinë në Kampionatin Evropian të Peshëngritjes në Sofje, Bullgari, i zhvilluar në datën 16 shkurt 2024.

“Është i rëndësishëm ky njoftim, pasi ka pasur shumë aludime, thashetheme, denigrime në drejtim të këtij sportisti të ri me shumë perspektivë. Në këtë kuadër bëjmë një apel, që të gjithë të jemi të kujdesshëm, qoftë edhe ndonjë sportist i cili ka aluduar për Kristi Ramadanin. Të arrish të jesh nënkampion Evrope, të duhet shumë punë, disiplinë, këmbëngulje, shpenzime dhe balta mbi këta sportistë është e patolerueshme. I urojmë shumë suksese Kristi Ramadanit dhe jemi të sigurtë që do të jetë një pretendent kryesor në Kampionatin Botëror që do të zhvillohet në nëntor 2024 në Bahren”, mbyll njoftimin FSHP.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments