Festat e fundvitit mbledhin shqiptarët që jetojnë e punojnë jashtë vendit. Strukturat doganore në Portin e Durrësit bëjnë të ditur se janë në gatishmëri të plotë në shërbim tē çdo udhëtari apo biznesi, në këto ditë festash, ku fluksi është mjaft i lartë. “Vetëm gjatë mëngjesit të sotëm kanë hyrë nga kjo pikë në vendin tonë mbi 3 mijë persona dhe 800 automjete”, bën të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Doganave. Pak ditë më parë Autoriteti Portual i Durrësit njoftoi dyfishimin e sportele në funksion të përpunimit në kohë rekord të pasagjerëve dhe mjeteve.
Krishtlindja, mbi 3 mijë persona dhe 800 automjete hyjnë nga porti i Durrësit
RELATED ARTICLES