Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKriporja e Nartës me pamje magjike

Kriporja e Nartës me pamje magjike

Gjatë ditëve të nxehta të korrikut vaskat e kripores së Nartës, pjesë të Peizazhit të Mbrojtur Vjosë-Nartë janë shndërruar në ngjyrën rozë dhe korale. Administrata e Zonave të Mbrojtura Vlorë ndau sot pamje magjike nga vaskat e kripores së Nartës. ADZM Vlorë shpjegon se periudha e verës, pikërisht në ditët me temperatura maksimale karakterizohet nga lulëzimi i algave të quajtura Dunaliella Salina, të cilat kanë një prezencë të lartë të pigmentit Beta Caroten. “Këto alga janë burim ushqimor për një sërë organizmash ligatinor si krustacetë të njohur me emrin Artemia Salina.

Ky lloj krustaceti është pjesë e dietës ushqimore të flamingove, të cilët gjatë zhvillimit të tyre, grumbullojnë sasi të madhe të pigmentit B-caroten dhe krahët e tyre bëhen ngjyrë rozë koralesh”, thekson ADZM Vlorë. Në kriporet e Nartës të pasionuarit pas fotografisë nuk mungojnë për të fiksuar në aparatet apo telefonat e tyre fotografi jo vetëm me det të kaltër dhe me det rozë. Uji në hapësirat për prodhimin e kripës gjatë kësaj periudhe merr ngjyrë rozë duke krijuar imazhe të mahnitshme. Në Kriporen e Nartës kur thahet uji, ngelet vetëm kripa, një nga produktet më të domosdoshme në kuzhinë.

https://ata.gov.al/2022/07/14/kriporja-e-nartes-pamje-magjike-me-ngjyrat-roze-dhe-korale/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments