Periudha e verës, pikërisht në ditët me temperatura maksimale karakterizohet nga lulëzimi i algave të quajtura Dunaliella Salina, të cilat kanë një prezencë të lartë të pigmentit Beta Caroten. Uji në hapësirat për prodhimin e kripës gjatë kësaj periudhe merr ngjyrë rozë duke krijuar imazhe të mahnitshme.
Të vendosura në skajin jugor të ultësirës bregdetare, në afërsi të qytetit të Vlorës, kriporja e Nartës mbulon një sipërfaqe prej 1472 ha, ndërkohë që prodhimi i kripës ka nisur në vitin 1958.