Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKrijohet qendra e mbrojtjes kibernetike

Krijohet qendra e mbrojtjes kibernetike

Në kuadër të partneritetit special strategjik me SHBA, në shtator të këtij viti Ministria e Mbrojtjes do të nisë projektet e mbrojtjes dhe sigurisë. Në kuadër të këtij partneriteti, në shtator të vitit 2023 do të mbërrijnë në Shqipëri dy helikopterë amerikanë “Black Hawk”. Lajmi u bë i ditur nga ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi, gjatë bilancit të vitit 2022 dhe projektet për vitin 2023 për institucionin që ai drejton. Helikopteri UH-60 Black Haëk është avioni kryesor i transportit dhe sulmit ajror i Ushtrisë Amerikane me ngritje mesatare. Gjithashtu, këtë vit qendra operacionale e mbrojtjes kibernetike do të jetë funksionale dhe me një staf të mirëtrajnuar falë partneritetit me SHBA dhe anëtarësimit të plotë të Shqipërisë në Qendrën e Ekselencës së Sigurisë Kibernetike të NATO-s. Po në kuadër të partneritetit strategjik me SHBA, ministri Peleshi tha se do të mirëpresim edhe këtë vit zhvillimin e stërvitjes “Defender 2023”. Ai ka deklaruar gjatë konferencës së sotme me mediet se në 2023, Shqipëria do të anëtarësohet në Qendrën e Ekselencës së Bashkëpunimit dhe Sigurisë Kibernetike të NATO-s. ATA

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments