Saturday, April 19, 2025
HomeSPORT-KULTURE-ARTKULTUREKrijimet artistike të nxënësve,nga Muzeu “Shtëpia me gjethe”

Krijimet artistike të nxënësve,nga Muzeu “Shtëpia me gjethe”

Dje u përmbyll programi edukativ “Mbresa”, në kuadër të të cilit një numër i madh nxënësish sollën krijimet e tyre, në zhanre të ndryshme si piktura, instalacione, ese, poezi dhe dokumentarë të shkurtër. Këto punime artistike u realizuan pas vizitës në Muzeun Kombëtar të Përgjimeve “Shtëpia me Gjethe”. Nxënësit shprehën ndjenjat dhe mendimet e tyre në formën artistike që parapëlqejnë. Më pas u bë një votim i hapur në rrjetet sociale që përfundoi më datën 22 maj. Projekti “Mbresa” është një konkurs artistik për nxënësit e shkollave të mesme i cili zhvillohet në këto gjini artistike: arte pamore (pikturë, skulpturë, instalacion) si dhe krijim letrar (ese, poezi etj). Disa nga objektivat e këtij konkursi janë: përfshirja, angazhimi, nxitja e të rinjve për të marrë pjesë në aktivitete krijuese dhe edukuese, njohja e tyre me regjimin komunist shqiptar si dhe njohja me veprimtarinë represive të Sigurimit të Shtetit, reflektimi rreth kësaj të kaluare dhe promovimi i talenteve të reja. Juria e kryesuar nga Vladimir Myrtezai ka bërë dhe vlerësimin e punimeve më të mira. Krijimet më të mira u vlerësuan me një çmim simbolik si dhe do të bëhen pjesë e një katalogu. Ndërsa krijimi i cili mori më shumë pëlqime në Facebook u vlerësua me çmim të veçantë. ATSH

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ