Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIKrifca : Rreth 5 mijë blegtorë të financuar

Krifca : Rreth 5 mijë blegtorë të financuar

Mbështetja e blegtorisë është përparësi në politikat e qeverisë, që parashikon të rrisë financimin në vitin 2023 edhe më shumë se këtë vit, për fermerët në shtimin e tufave bazë dhe industrinë përpunuese. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca shprehu angazhimin se blegtoria do të jetë në fokus të buxhetit 2023, për një mbështetje edhe më të madhe të blegtorëve në të gjithë vendin. Në një prononcim për ATSH-në, ministrja Krifca tha se, “vitin që vjen synojmë të përfshijmë në Skemën Kombëtare të Mbështetjes të gjithë blegtorët aplikantë”, teksa informoi se këtë vit financimi adresuar blegtorisë ka qenë më i lartë si asnjëherë më parë”. “Për tufën bazë janë paguar 4951 blegtorë, një shifër rekord kjo e pashënuar më parë”, tha Krifca për ATSH. Ministrja deklaroi se, synohet mbështetja e blegtorisë për rritjen e prodhimit vendas dhe përpunimin e qumështit dhe mishit. “Blegtoria plotëson 95% të nevojave të tregut vendas dhe kjo është një shifër tejet e lartë. Sigurisht që ky sektor ka nevojë edhe për më shumë dhe ne e kemi në fokus me buxhetin 2023”, theksoi ajo. Qeveria mbështet blegtorinë për shtimin e tufës bazë, ngritjen e fermave të reja të mëdha, ofron shërbime veterinare falas për vaksinimin, gjurmimin, matrikullimin, që zënë një kosto të konsiderueshme në buxhet, ndërsa 570 veterinerë operojnë në të gjithë vendin për kujdesin e shëndetit të kafshëve në çdo fermë blegtorale. Ministrja theksoi se, “përmes programeve tona adresojmë financim me grante për rritjen e stallave me standardet më të mira, me teknologji të përparuar, impiante mjelje, por edhe fabrika të përpunimit që prodhojnë nënprodukte të qumështit apo përpunojnë mish, me cilësi dhe siguri ushqimore të lartë. Ndërsa këtë vit kemi arritur për blegtorinë dhe përpunimin e mishit të hapim tregun e eksporteve në Maqedoninë e Veriut dhe Serbi”.http://ata.gov.al/2022/11/03/krifca-per-atsh-rreth-5-mije-blegtore-te-financuar-shifer-rekord/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments