Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIKrifca me fermerë dibranë: Treg i ri 

Krifca me fermerë dibranë: Treg i ri 

Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural po zgjeron investimet në ngritjen e tregjeve bujqësore, sipas standardeve më të mira, duke i ardhur në ndihmë prodhueseve të kësaj zone për zhvillimin e tregtisë. Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca priti sot në një takim pune në ambientet e ministrisë, fermerë të zonës së Dibrës, teksa vuri theksin në zgjerimin e tregjeve për prodhuesit e vegjël vendorë. “E nisa ditën me Rolandin, Adriatikun, Aurelin dhe Fluturimin, fermerë nga Dibra që mbajnë blegtori, prodhojnë mollë, lajthi, vreshtë, grurë e misër. Folëm për zonën bujqësore të Maqellarës dhe Gjoricës, për njerëzit, punën, problematikat e ditës, prodhimin, tregun”, u shpreh Krifca. Ajo e sheh si zgjidhjen e duhur ngritjen e tregut të fruta-perimeve që po ndërtohet në Bulqizë në bashkëpunim me bashkinë. “Tregun e ri të fruta-perimeve e shoh si një perspektivë tejet pozitive, ashtu sikurse është tregu i ri bujqësor i Tiranës, në Farkë, që po ndërtojmë me bashkinë e Tiranës”, tha Krifca. Ministrja theksoi se, “politika jonë e mbështetjes këtë vit po prodhon përgjigje pikërisht ndaj nevojave për këta fermerë, ku përmes financimit të pesë tregjeve publike për fermerët e vegjël në bashkitë Tiranë, Bulqizë, Vau i Dejës, Korçë dhe Belsh, ne zgjerojmë tregjet për prodhuesit e vegjël vendorë duke i afruar ata me blerësit, duke i bërë bashkë e duke i fuqizuar, dhe duke rritur njëkohësisht standardet dhe sigurinë ushqimore për konsumatorët”.http://ata.gov.al/2022/09/21/krifca-me-fermere-dibrane-treg-i-ri-i-fruta-perimeve-ne-bulqize/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments