Numri i të vdekurve u rrit në dy sot, pasi një stuhi, e përshkruar nga media greke si ”biblike”, goditi ishullin popullor turistik grek të Kretës në fundjavë. Vdekja e një 50-vjeçari të përfshirë nga ujërat ishte raportuar tashmë që dje. Vdekja e re e konfirmuar sot ishte ajo e një 49-vjeçareje, e cila fillimisht u raportua si e zhdukur. “Ishte stuhia më e keqe e 100 viteve të fundit”, tha guvernatori i Kretës Stavros Arnaoutakis për ”Protothema”. Ka pasur raportime të shumta për të lënduar dhe njerëz të prekur nga stuhia. U raportuan disa ndërprerje të energjisë elektrike. Megjithatë, moti ishte i qetë sot, ndërsa fronti atmosferik u zhvendos drejt Turqisë.https://ata.gov.al/2022/10/16/krete-nje-stuhi-biblike-le-pas-dy-viktima/