Friday, October 25, 2024
HomeSOCIALENDERKOMBETAREKremlini: Deklarata e Stoltenberg për armët bërthamore, një tjetër përshkallëzim tensioni

Kremlini: Deklarata e Stoltenberg për armët bërthamore, një tjetër përshkallëzim tensioni

Deklarata e sekretarit të përgjithshëm të NATO-s,Jens Stoltenberg për armët bërthamore përbën një tjetër përshkallëzim tensioni, tha sot zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov – duke iu referuar fjalëve të kreut të aleancës në një intervistë për “Telegraph”. “NATO është në bisedime për të dislokuar më shumë armë bërthamore përballë kërcënimeve në rritje nga Rusia dhe Kina”, tha sot sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg në një intervistë për “Telegraph”. “NATO duhet t’i tregojë botës arsenalin e saj për t’i dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë armiqve të saj”, tha Stoltenberg. Kreu i Aleancës tha se po zhvillohen konsultime të drejtpërdrejta mes anëtarëve të NATO-s për tërheqjen e raketave nga depot dhe vendosjen e tyre në gatishmëri. “Unë nuk do të hyj në detaje se sa koka bërthamore duhet të jenë funksionale dhe cilat duhet të ruhen, por ne duhet të konsultohemi për këto çështje – kjo është pikërisht ajo që ne po bëjmë”, tha Stoltenberg për gazetën britanike. Sekretari i përgjithshëm i Aleancës theksoi se transparenca bërthamore duhet të ishte gurthemeli i strategjisë së NATO-s për të përgatitur bllokun e Atlantikut të Veriut për atë që ai e përshkroi si ‘një botë më të rrezikshme’. Nga ana e tij, kreu i shërbimeve sekrete ruse, Sergey Naryshkin, tha se Stoltenberg po kërkonte të “trembte” Moskën ndërsa bëri thirrje për të ruajtur qetësinë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments