Sistemi bankar dha për bizneset dhe individët gjatë muajit tetor rreth 19.2 miliardë lekë kredi, bëri të ditur Banka e Shqipërisë. Sipas BSH-së, vlera totale e kredive të disbursuara për periudhën janar-tetor arriti në 227.7 miliardë lekë, në rritje me 15.5% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia për bizneset në dhjetë muaj arriti në 151 miliardë lekë, në rritje me 16.39% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa për individët gjatë periudhës janar-tetor 2022, bankat disbursuan rreth 71.2 miliardë lekë hua, në rritje me 12.8% krahasuar me vitin e kaluar, nga 15.6%, që kishte qenë zgjerimi për 9-mujorin.https://ata.gov.al/2022/11/25/kreditimi-i-ekonomise-u-rrit-19-2-miliarde-leke/
Kreditimi i ekonomisë u rrit 19.2 miliardë lekë
RELATED ARTICLES