Kreditimi i ekonomisë në muajin shtator të këtij viti, preku vlerën e 20.5 miliardë lekë, bëri të ditur Banka e Shqipërisë. Sipas BSH-së, 9-mujori i këtij viti po shënon nivelet më të larta të shtatë viteve të fundit. Vlera totale e kredive të disbursuara për periudhën janar-shtator arriti në 208.5 miliardë lekë, në rritje me 19.6% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Rolin kryesor në rritjen e kredisë këtë vit po e luan ecuria e mirë në segmentin më të madh të tregut, atë të ndërmarrjeve private. Sipas Bankës së Shqipërisë, kredia për bizneset në nëntë muaj arriti në 138 miliardë lekë, në rritje me 20.9% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Por, paralelisht edhe kredia për blerje të makineri-pajisjeve dhe për blerjen apo zhvillimin e pasurive të paluajtshme po rritet. Ky është një tregues i tërthortë se projektet e investimit po vijojnë, pavarësisht perspektivave më pesimiste ekonomike. “Pavarësisht inflacionit të lartë dhe pasigurisë në rritje për të ardhmen, huadhënia ka vijuar të rritet dhe për më tepër me një bazë të gjerë të shpërndarjes mes segmenteve dhe produkteve kryesore”, thekson BSH-ja.https://ata.gov.al/2022/10/29/kreditimi-i-ekonomise-20-5-miliarde-leke-ne-shtator/
Kreditimi i ekonomisë 20.5 miliardë lekë në shtator
RELATED ARTICLES