Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIKreditë me probleme ulen në 5.2% në fund të gushtit

Kreditë me probleme ulen në 5.2% në fund të gushtit

Raporti i kredive me probleme shënoi rënie të lehtë në muajin gusht të këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë ky raport zbriti në 5.2%, nga 5.27% që kishte qenë në muajin korrik. Statistikat tregojnë se kreditë me probleme po vazhdojnë rënien e ngadaltë edhe pasi ekonomia nisi të përballej me rritjen e shpejtë të inflacionit. Një ndikim të konsiderueshëm në këtë rënie duket se po luan vijimësia e kreditimit me ritme të shpejta të ekonomisë edhe gjatë këtij viti. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në fund të muajit gusht, portofoli i kredisë për ekonominë ishte në rritje vjetore me 13.7%. Ndërkohë, kredia e re e disbursuar gjatë periudhës tetëmujore u rrit me 22% dhe preku vlerën më të lartë në të paktën shtatë vitet e fundit.https://ata.gov.al/2022/10/10/kredite-me-probleme-ulen-ne-5-2-ne-fund-te-gushtit/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments