Wednesday, April 23, 2025
HomeSOCIALEEKONOMIKreditë me probleme, në maj 5.23%

Kreditë me probleme, në maj 5.23%

Banka e Shqipërisë bën të ditur se kredia me probleme u rrit në nivelin 5.23% në muajin maj. Krahasuar me muajin prill të këtij viti, kredia me probleme në muajin maj, u rrit me 0.05% Sipas BSH-së, në maj ky tregues ka shënuar nivelin më të lartë që nga korriku 2022, duke reflektuar, rritjen e interesave dhe inflacionin e lartë, si faktor që kanë ngadalësuar kthyerjen e huave që individët kanë marrë në banka. Në analizën e saj, BSH-ja vëren se, interesat e kredive kanë qenë në rritje deri në mars, si rrjedhojë e politikës monetare shtrënguese të ndjekur nga Banka e Shqipërisë, që e ka rritur normën bazë disa herë që nga marsi i 2022-t, duke e çuar në 3% aktualisht nga 0.5% që ishte mbi një vit më parë. Kjo tendencë u reflektua në shtrenjtimin e interesave të kredive e për rrjedhojë dhe të kësteve mujore që paguhen nga bizneset dhe individët. Gjithashtu në maj inflacioni iu rikthye tendencës së lehtë rritëse, pas gjashtë muajsh kur kishte shfaqur vetëm tendenca ngadalësimi. Banka e Shqipërisë bën të ditur se, në përgjigje të këtyre treguesve, kredia për sektorin privat vijon të rritet dhe shëndeti financiar i sektorit bankar sugjeron se ky sektor do të jetë i aftë të vazhdojë ti përgjigjet kërkesave të ekonomisë për fonde. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments

JamesBok on Bashkia CERRIK
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
JamesBok on Bashkia CERRIK
JamesBok on Qarku DIBER
JamesBok on Bashkia DELVINE
Iyannason on Qarku GJIROKASTER
Michaelnaime on Siguro dhe mbro jetën
Michaelnaime on Bashkia CERRIK
Michaelnaime on Bashkia DELVINE
Michaelnaime on Qarku DIBER
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E premte 11 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Kosova: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV Moti – E hënë, 21 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Siguro dhe mbro jetën
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MeteoAlb VETEM ne 1 Jave
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia BERAT
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Shqipëria: Moti – E enjte 17 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Hapësira ajrore
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia DELVINE
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on MV: moti – e mërkurë 16 Shkurt
WOOFi Finance Leading DEX 2025 on Bashkia FINIQ