Huaja e dhënë nga bankat për sektorin e turizmit shënoi rritje në fund të qershorit të këtij viti, bëri të ditur Banka e Shqipërisë. Sipas BSH-së, portofoli i kredisë për sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor arriti vlerën 1.3 miliardë lekë. Krahasuar me një vit më parë, portofoli i kredisë në këtë sektor është zgjeruar në shifra historike pasi asnjëherë ma parë, kjo periudhë e vitit nuk ka regjistruar një shifër kaq të lartë. Vitin e kaluar, bankat disbursuan rreth 800 milionë lekë kedi për sektorin e akomodimit dhe shërbimit ushqimor. Rritja me ritme të larta e portofolit të kredisë dëshmon optimizmin e sektorit në investime të reja dhe qasjen pozitive të bankave në drejtim të mbështetjes së këtyre investimeve. Vitet e fundit, investimet në turizëm po përfshijnë edhe projekte elitare, por edhe ato në agroturizëm që po zhvillohen më së shumti. Këto investime janë nxitur nga lehtësitë fiskale por edhe të kreditimit. atsh
Kredia për sektorin e turizmit, u rrit në 1.3 miliardë lekë
RELATED ARTICLES