Banka e Shqipërisë bëri të ditur se për muajin qershor 2025, bankat disbursuan 38,9 miliardë lekë kredi të re për ekonominë.

Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ky tregues shënoi rritje me 24,7%.

Rritja më e madhe e kredisë rezultoi në segmentin e biznesit, individëve dhe korporatave.

Sipas BSH-së, kredia për ekonominë në fund të muajit qershor 2025 shënoi vlerën 892,7 miliardë lekë, ose rreth ose 12 miliardë lekë më shumë se në muajin maj 2025.

Me bazë vjetore kredia për ekonominë u rrit 12,1% duke regjistruar nivelin më të lartë në dekadën e fundit.

Për periudhën (qershor 2025/qershor 2024) bankat e rritën kreditimin me rreth 17%, ndërsa për biznesin kreditimi u rrit me 10,3%.