Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIKredia me probleme, rritje e lehtë në gusht

Kredia me probleme, rritje e lehtë në gusht

 Banka e Shqipërisë bëri të ditur se raporti i kredive me probleme shënoi një rritje të lehtë në muajin gusht të këtij viti.

Sipas BSH-së, ky tregues u ngjit në 5.3 % në muajin gusht, nga 5.28 % që kishte qenë në fund të muajit korrik.

Raporti i kredive me probleme është gjithashtu në rritje të lehtë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, kur shënonte nivelin 5.2 %, njofton BSH-ja.

Bankierët vlerësojnë se, në një masë të madhe kjo rritje është ndikuar edhe nga forcimi i lekut në kursin e këmbimit, që ka ulur vlerën e portofolit në valutë të huaj.

Ndërkohë portofoli i kredisë për ekonominë në fund të gushtit arriti në 724.6 miliardë lekë, me një rritje vjetore prej 1.9 %.

Rritja e kredisë këtë vit vazhdon të mbështetet kryesisht te segmenti i individëve, ku portofoli është në rritje me 8.9 % krahasuar me një vit më parë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments