Saturday, October 19, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIKredia me probleme për institucionet mikrofinanciare, në nivelin 14.9 %

Kredia me probleme për institucionet mikrofinanciare, në nivelin 14.9 %

Raporti i kredive me probleme shënoi rritje për institucionet financiare jobanka (IFJB).

Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se ky raport u ngjit në 14.9 %, nga 13.2 % që kishte qenë një vit më parë.

Gjithsesi, Banka e Shqipërisë nënvizon se ky grup financiar, në 6-mujorin e parë të këtij viti pati një rezultat pozitiv financiar në masën 3 miliardë lekë, thuajse 30 milionë euro, në rritje me 0.5 miliardë lekë ndaj nivelit të një viti më parë.

Institucionet financiare jobanka raportuan zgjerim të aktivitetit, rritje të fitimit dhe nivel të mirë të kapitalizimit. Aktiviteti kryesor i tyre është ai kreditues (41 %), ndjekur nga pagesat dhe transfertat (19 %). Sektori i aktiviteteve të tjera të shërbimit dhe ai i tregtisë me shumicë dhe pakicë janë sektorët më të financuar nga IFJB-të (me nga rreth 20 % të totalit të stokut për bizneset), ndjekur nga ndërtimi (11 %). Kredia dhënë individëve zë 54 % të totalit të kredisë dhe 46 % i takon bizneseve. Cilësia e kredisë shënoi rënie gjatë periudhës, ku RKP u ngjit në nivelin 14.9 %. Rreth 81 % e kapitalit të paguar të institucioneve jobanka është kapital vendas.

Struktura e sektorit jobankar për këtë vit vijon të dominohet nga institucionet financiare jobanka që mbikëqyren nga Banka e Shqipërisë, të ndjekura nga fondet e investimit dhe shoqëritë e sigurimit që licencohen dhe mbikëqyren nga Autoriteti i Mbikëqyrjes Financiare (AMF). Përveç këtyre dy segmenteve, në sistemin financiar vendas veprojnë edhe shoqëritë e kursim-kreditit (SHKK) dhe fondet e pensionit, që mbikëqyren përkatësisht nga Banka e Shqipërisë dhe AMF. Aktualisht, në tregun financiar operojnë 38 IFJB, 16 SHKK dhe një Union, 12 shoqëri sigurimi, 15 fonde investimi dhe 6 fonde pensioni.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments