Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMIKredia e re për pasuritë e paluajtshme me rritje 17.3%

Kredia e re për pasuritë e paluajtshme me rritje 17.3%

Banka e Shqipërisë bëri të ditur se rritja e kredisë për individët ka vijuar të mbështet nga kredia për pasuri të paluajtshme, e cila u rrit me 17.3% në tremujorin e parë të këtij viti, krahasuar me një vit më parë. “Zgjerimi i kredisë së individëve në këtë tremujor ishte kryesisht për financimin për blerje banese”, bëri të ditur BSH-ja, teksa evidentoi se viti 2022 u karakterizua nga rritja e shpejtë e çmimeve të banesave, dhe kërkesë e lartë e individëve për blerjen e tyre për qëllime investimi. Kjo situatë vëren BSH-ja bëri që bankat, në kushtet e konkurrencës së shtuar të prezantojnë kredi hipotekare me norma fikse interesi për vitet e para në fund të vitit. Si pasojë e këtyre ofertave, zhvillimet e tremujorit të parë mbartën edhe kërkesën e shtuar. “Zgjerimi i kredisë hipotekare gjatë tremujorit të parë erdhi nga portofoli në valutë, duke ndikuar edhe në rritjen e peshës së kredisë hipotekare në euro me 1.2 pikë përqindje krahasuar me të njëjtën periudhë një vit më parë. Por pavarësisht rritjes së shpejtë të kredisë në valutë, struktura e portofolit vijon të jetë e mbizotëruar nga kredia në lekë, e cila zë rreth 64.4% të totalit”, theksoi BSH-ja. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments