Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKredi për shtëpi, bankat disbursuan 5.6 miliardë lekë

Kredi për shtëpi, bankat disbursuan 5.6 miliardë lekë

Gjatë muajve të fundit, kredia për blerje banese nga individët ka njohur një rritje progresive. Kjo tendencë është rrjedhojë e vrullit të ndjeshëm të sektorit të ndërtimit dhe të pasurive të paluajtshme, ndërkohë që një shtysë thelbësore ka dhënë edhe sektori bankar. Të dhënat e Bankës së Shqipërisë tregojnë se, gjatë muajit qershor bankat disbursuan 5.6 miliardë lekë kredi të re për blerje banese, si në lekë ashtu edhe në valutë. Krahasuar me një muaj më parë ky tregues u rrit me 1.3 miliardë lekë. Zgjerimi i kredisë së re për blerje banese dha kontribut të drejtpërdrejtë në rritjen me 17.4% të kredisë së re për individët gjatë këtij muaji. Sipas BSH-së, në 6 muajt e parë të këtij viti, bankat lehtësuan kushtet dhe standardet për kredi ndaj individëve. Banka e Shqipërisë inkurajon individët që kredinë ta marrin në monedhën e të ardhurave të tyre, duke shmangur rrezikun e kursit të këmbimit. Në tërësi, normat e ulëta historike të interesit po favorizojnë kreditimin për shtëpi. Sa i përket kredisë së re në total, shifrat për qershorin flasin për 25,3 miliardë lekë, nga 25.1 miliardë lekë që ishte kjo shifër gjatë qershorit të një viti më parë.https://ata.gov.al/2022/08/03/kredi-per-shtepi-bankat-disbursuan-5-6-miliarde-leke

/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments