Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka pritur në takim ambasadorin amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier. Ata kanë biseduar për situatën aktuale politike në vend dhe qëndrimet e kësaj partie lidhur me veprimet që i konsideron të nevojshme. Sipas Krasniqit, Qeveria Kurti e ka humbur rrugën e duhur andaj zgjedhjet e parakohshme janë alternativa e vetme. “Për PDK-në, siç kemi thënë nga fillimi, veprimet e njëanshme dhe të pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës, të cilat përtej dëmtimit të progresit dhe imazhit të vendit, i sollën Kosovës edhe sanksione nga partnerët kryesorë ndërkombëtare, janë tërësisht të papranueshme. Ky nuk është vullneti i qytetarëve dhe ajo për të cilën ata kanë votuar, rrjedhimisht, Ambasadorit amerikan i shpreha qëndrimin që Kosova të mos vuaj masa ndëshkuese për shkak të kryeneçësisë politike të një individi. PDK vlerëson se kjo Qeveri e ka humbur rrugën e duhur, njëkohësisht edhe kredibilitetin e saj, prandaj, zgjedhjet e parakohshme janë alternativa e vetme”, ka shkruar Krasniqi në Facebook. Ai gjithashtu ka thënë se e ka siguruar ambasadorin amerikan se PDK do të angazhohet përmes të gjitha mjeteve demokratike të luaj rolin e saj konstruktiv në shërbim të interesit të qytetarëve. atsh
Krasniqi : Zgjedhjet e parakohshme janë alternativa e vetme
RELATED ARTICLES