Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi po qëndron sot në Skenderaj për të parë nga afër dëmet që u janë shkaktuar qytetarëve atj nga vërshimet e djeshme. Bashkë me kryetarin e Komunës, Fadil Nura dhe Nënkryetarin Sami Lushtaku, kreu i PDK-së Memli Krasniqi vizitoi lokacionet të cilat janë prekur më shumë nga vërshimet dhe përmbytjet e ditës së djeshme. Ai në një postim rrjetin social Facebok, deklaroi se fatkeqësisht, dëmet janë të mëdha, por fati i mirë që humbje në njerëz nuk ka. “Prandaj, Kryetarin Nura dhe të gjithë zyrtarët komunalë i përgëzova për reagim efikas dhe dinjitoz, brenda mundësive dhe kapaciteteve të tyre, por, mbi të gjitha, që në këtë ditë të vështirë mobilizoi dhe bashkoi të gjithë qytetarët në ndihmë të njëri-tjetrit. Duke qëndruar pranë secilit qytetar të Skenderajt në këto momente sfide për ta, thirrja jonë emergjente shkon edhe një herë për Qeverinë e Republikës së Kosovës.” Krasniqi tha se gjendja është e rëndë, me dëme të mëdha materiale dhe infrastrukturë të bllokuar publike. “Prandaj, reagimi i nivelit qendror duhet të jetë konform situatës emergjente, me të gjitha kapacitetet shtetërore, përfshirë krijimin e një pakoje financiare për kompensimin e të gjitha dëmeve që kanë pësuar qytetarët. Uroj që sa më parë situata t’i rikthehet normalitetit dhe banorët e Skënderajt të rikthehen në shtëpitë e tyre!”, shkruan Krasniqi. RTK
Krasniqi kërkon mbështetjen e qeverisë për të prekurit nga përmbytjet
RELATED ARTICLES