Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEZGJEDHJET VENDORE 2023KQZ, marrëveshje për teknologjinë zgjedhore

KQZ, marrëveshje për teknologjinë zgjedhore

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi shkëmbeu marrëveshjet e bashkëpunimit në fushën e teknologjisë zgjedhore me kryetarin e Zyrës së Administrimit Zgjedhor dhe kryeregjistruesin e Kontesë së Los Angeles, Dean Logan. Celibashi u shpreh në rrjetet sociale se ky është një tjetër projekt madhor i KQZ-së që do t’i mundësojë institucionit të përfitojë ekspertizën më moderne dhe më të specializuar. Me 8 milionë zgjedhës, konteja e Los Angeles është rajoni zgjedhor më i madh i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ku aplikohet 100% votimi elektronik. Celibashi falënderoi Dean Logan për gjithë kontributin për Komisionin Qendror të Zgjedhjeve. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments