Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAKosovë,paralajmërim për shtrenjtim të energjisë elektrike

Kosovë,paralajmërim për shtrenjtim të energjisë elektrike

Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE), gjatë javës që shkoi ka paralajmëruar sërish shtrenjtim të energjisë elektrike. Shqyrtimin e jashtëzakonshëm të tarifave të energjisë elektrike për këtë vit, po e kundërshtojnë deputetë të opozitës. PDK e LDK thonë se ZRrE nuk duhet të ndikohet nga politika e Qeverisë. Po ashtu, sipas deputetëve të dy partive, rritja e çmimit të energjisë elektrike është e papranueshme dhe vështirëson jetën e qytetarëve. Megjithatë, të njëjtit mendim nuk janë edhe deputetët e shumicës. Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja thotë se nuk pritet që të ketë rritje të ndjeshme të çmimit të energjisë elektrike. “Nuk është në vendimin e ZRrE-së nëse do të rriten ose shtrenjtohet energjia, sepse ka edhe faktor të tjerë. Në këtë rast në kuadër të buxhetit, ne kemi miratuar një shtesë prej 75 milionë euro me donacion të Bashkimit Evropian, në mënyrë që të ndihmohen qytetarët në këtë fazë. Duke i parë zhvillimet në sektorin e energjisë, ajo çfarë vërehet është se ka nevojë të kursehet, për arsyeje se ka një zbritje të konsumit falë masave qeveritare dhe ndihmave që ka bërë qytetarët. Por, në anën tjetër ekziston edhe një dy muaj të vështirë që duhet të tejkalohen disi me shpresën që pastaj do të tejkalohet kriza energjetike. Unë nuk pres një rritje të ndjeshme të çmimeve të energjisë elektrike”, thotë Muja. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments