Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAKosovë,mbi 7.2 milionë euro për subvencionim të çmimit të energjisë

Kosovë,mbi 7.2 milionë euro për subvencionim të çmimit të energjisë

Qeveria e Kosovës ka vendosur të hënën në mbledhjen e zhvilluar online të ndajë 7 milionë e 278 mijë euro për subvencionim të tarifave të energjisë elektrike. Ky vendim u mor në kuadër të mbështetjes për tejkalimin e krizës energjike të Pakos Ringjallja Ekonomike. “Mjetet e ndara do të përdoren për subvencionimin e energjisë elektrike për konsumatorët fundorë, me qëllim të uljes së ndikimit të tarifave të energjisë, që reflektojnë në faturat e konsumatorëve. Kushtet dhe kriteret e shfrytëzimit të këtyre mjeteve përcaktohen me vendimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës Nr. 21/94 të datës 24 gusht 2022”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit. atsh

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments