Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEEKONOMI​Kosovë, sektori i energjisë më i godituri nga sanksionet e BE

​Kosovë, sektori i energjisë më i godituri nga sanksionet e BE

Sanksionet e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës kanë goditur më së shumti sektorin e energjisë në vlerë rreth 75 milionë euro, në projektin për të ndihmuar në subvencionimin e pakove të energjisë. Ndërkaq, nga projektet tjera që kanë qenë të destinuara për vendin, Kosova është duke humbur me dhjetëra miliona euro të tjera. Kështu bëjnë të ditur njohës të ekonomisë, të cilët shprehen të shqetësuar për gjendjen ekonomike në Kosovë pas sanksioneve nga BE. Drejtoresha ekzekutive e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë, Zana Beqiri, thotë se në vend se Kosova të ishte në fazën zhvillimore me projektin e IPA 2, vendi mbetet ende tek fondet e IPA 1. Sipas saj, Kosova duhet ta zë hapin sa më parë në zhvillimin e këtyre projekteve. Beqiri për KosovaPress thotë se masat e BE-së kanë ndikuar që ekonomia e Kosovës dhe realizimi i projekteve të jenë në nivele të ulëta. “Po shpresojmë se BE do t’ heq këto masa sa më parë, porse këto masa kanë ardhur si rezultat i çështjeve politike, por fatkeqësisht po ndikon mjaft në zhvillimin ekonomik në vend, sepse një numër i madh i kompanive, institucioneve dhe shkollave qoftë atyre shkollore-private ose edhe publike kanë bërë plan në një numër të madh të projekteve zhvillimore të cilat do të ndihmonin edhe ekonominë në mënyrë të tërthortë ose direkte, qoftë me grante, subvencione, projekte të përbashkëta me institucionet vendore lokale dhe qendrore. Mirëpo, një vonesë e tillë, kjo në mënyrë të vazhdueshme krijon presion edhe tek biznesi, qeveria, mirëpo për këtë pikë Qeveria duhet të loboj sa më shumë, sa më shpejtë të ndërmerr hapa konkret që të dalim prej kësaj situate sepse jemi me vonesa. Vendet tjera kanë kaluar në fazën e IPA2, ne jemi në IPA1, nuk jemi asgjëkund me shpenzimet ose me realizimin e projekteve. Kështu, ta zëmë hapin sa më parë”, thotë Beqiri. Beqiri ka apeluar tek BE dhe institucionet tjera relevante që të heqin masat, sepse sipas saj, Kosova nuk e meriton të ketë sanksione të tilla. Mes tjerash, ajo thotë se Kosovës i janë mbetur të bllokuara rreth 75 milion euro vetëm në fushën e energjisë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments