Tuesday, November 26, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAKosovë, nënshkruhet memorandumi për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit

Kosovë, nënshkruhet memorandumi për luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit

Nënshkruhet memorandumi i mirëkuptimit për projektin e ri të Ambasadës Britanike, i cili ka për qëllim luftimin e krimit të organizuar, korrupsionit, e po ashtu edhe të ofrojë siguri më shumë për qytetarët e vendit.

Pjesëmarrës në ketë ceremoni ishin edhe ambasadori britanik, Jonathan Hargreaves, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës Gazmend Hoxha, kryesuesi i Këshillit Prokurorial Ardian Hajdaraj, të cilët u zotuan se do të punojnë bashkë për zbatimin e këtij memorandumi.

Kryesuesi i Këshillit Prokurorial, Ardian Hajdaraj derisa e ka vlerësuar të rëndësishëm këtë projekt, ka thënë se ky bashkëpunim do të forcojë kapacitetet për të hetuat veprat më komplekse.

Ndërsa, ambasadori britanik Jonathan Hargreaves është shprehur i lumtur me arritjen e këtij bashkëpunimi. Me këtë, ai tha se do të luftohet edhe shperlarja e parave dhe korrupsionit, ndërsa është shprehur se do të punojnë qe Kosova të jetë një vend i qetë për gjithë qytetarët.

Kryeprokurori i Shtetit, Besim Kelmendi po ashtu ka thënë se implementimi i këtij memorandumi do të jetë në interes për të mirën e të të gjithë qytetarëve të vendit.

Në anën tjetër, drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha është zotuar që kjo marrëveshje do të zotohet në tërësi.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments