Gjatë vitit 2022, vlera e investimeve në nivel vendi në Kosovë, në ndërmarrje ishte 1 miliard e 136 milionë e 988 mijë e 425 euro, sipas të dhënave më të reja nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK). Sipas rezultateve të Anketës së Statistikave të Investimeve në Ndërmarrje për vitin 2022, investimet në ndërtim zënë pjesën kryesore të investimeve me 53,0%. Investimet e tjera që zënë një peshë të konsiderueshme janë ato në makineri dhe pajisje me 42,7%, ndërsa investimet e tjera me një peshë më të vogël në kuadrin e totalit të investimeve janë: investimet në asete të prekshme me rreth 3,7%; investimet në produktet e pronësisë intelektuale me 0,4%; si dhe investimet biologjike të kultivuara dhe serrat në bujqësi me rreth 0,1%. Aktivitetet me më së shumti investime ishin tregtia me shumicë dhe pakicë (26,8%), ndërtimtaria (25,2%), prodhimi (15,8%). Në vitin 2022, përqindja më e madhe e investimeve të ndërmarrjeve kosovare ishte te ndërtimi, pajisjet dhe makineritë me mbi 90,0%. Ndërsa, përqindja më e madhe e investimeve në vend nga ndërmarrjet e vogla (10 – 49 punëtorë) me 44,4%, ndërmarrjet e mesme (50 – 249 punëtorë) me 24,3%, dhe mini-ndërmarrjet (1-9 punëtorë) me 22,7%. Sipas rezultateve në nivel vendi, në vitin 2022, përqindja më e lartë e investimeve të ndërmarrjeve sipas rajoneve ishte në Prishtinë (49,9%), Prizren (11,3%), Mitrovicë (9,9%), Gjilan (8,9%), Pejë (7,4%), Ferizaj (6,7%), dhe Gjakovë (6,0%). Sa i përket burimit të investimeve, rreth 50,6% e vlerës së investimeve të ndërmarrjeve ishte realizuar nga fondet e veta dhe 35,1% nga bankat vendore. Ndërkaq, burimet e tjera zënë një peshë më të vogël në kuadrin e burimeve totale për investime.
Kosovë, investimet më të mëdha për vitin 2022 ishin në ndërtim
RELATED ARTICLES