Heqja e regjimit të vizave për qytetarët e Kosovës po konsiderohet si lehtësim për mjekët e infermierët që kanë synim që ta vazhdojnë ushtrimin e profesionit jashtë vendit. Përfaqësuesit e këtij komuniteti shprehet se tani çfarëdo mase që do të ndërmarrë qeveria për përmirësimin e kushteve të profesionistëve shëndetësor, do të jetë vonë. Kryetari i Odës së Mjekëve të Kosovës, Pleurat Sejdiu thotë se liberalizimi i vizave për kosovarët në zonën Schengen, do të ndikojnë të rritet numri i mjekëve nga Kosova. Ai thekson se efektet e kësaj ikje të mjekëve, do të ndihen brenda një periudhe pesë vjeçare. “Gjithsesi ky proces i liberalizimit të vizave i mirëseardhur për të gjithë qytetarët në rritjen ndoshta të mjekëve që do të largohen dhe kjo ndoshta lehtësohen kontakti i drejtpërdrejtë me menaxherët, me autoritetet që janë për punësim apo për sistematizimin e tyre, qoftë edhe për shumë aktivitete të tjera të ndërlidhëse me procedurën e dhënies së lejes së punës, duke përfshirë edhe çështjen e gjuhës gjermane apo shteteve ku largohen”, thotë ai. Kryetari i Sindikatës së Infermierëve, Përparim Berisha po ashtu u shpreh se heqja e vizave, do të krijojë lehtësira të mëdha që edhe stafi infermieror të vazhdojë punën jashtë vendit. Ai tha se aktualisht ka mungesë të infermierëve, por kjo do të jetë edhe më e theksuar në të ardhmen. “Unë mendoj se kjo është një hapësirë shumë e madhe për infermierët të cilët do të kenë mundësi që direkt të shkojnë dhe të kontaktojnë me punëdhënësit gjerman edhe pse deri tash kanë shkuar përmes agjencioneve të ndryshime, sigurisht që procedura ka qenë më e gjatë se deri më tash…ka mungesë të madhe të infermierëve, po flas gjithmonë për QKUK, ku është si qendër e ofrimit të shërbimeve shëndetësore, ku ka klinika ku 1 infermierë do të kujdeset deri në 27 pacientë, por me këtë ikje të infermierëve, sigurisht që mungesat do të jenë shumë më të mëdha dhe sigurisht niveli i kujdesit ndaj pacientëve do të bie për shkak të mungesës së infermierëve”, shprehet ai.
Kosovë, heqja e vizave rrezik për largimin e profesionistëve të shëndetësisë
RELATED ARTICLES