Në prag të muajit të ndërgjegjësimit për parandalimin e kancerit të gjirit, kryekomunari i Prishtinës njoftoi se çdo grua që bën mamografinë, do të udhëtojë falas në transportin urban, gjatë muajit tetor. Autobusi i linjës 4 ngjyrë rozë, i Trafikut Urban Prishtinë, tashmë po qarkullon nëpër Prishtinë. Kryetari i komunës, Përparim Rama tha se është intensifikuar fushata vetëdijësuese për sëmundjen e kancerit të gjirit, duke vendosur numrin e telefonit ku qytetarët mund të bëjnë prenotime për mamografi falas, në qendrat e mjekësisë familjare. Mamografia mund të bëhet pa pagesë në tre QMF të Prishtinës. “Ju lutem bashkohuni në këtë ngjarje të rëndësishme për shëndetin e grave”, bëri thirrje Rama në një postim në rrjetet sociale. Aktiviteti i Komunës së Prishtinës po bëhet në kuadër të fushatës “Race for the Cure Prishtina”. Gratë të cilat do të bëjnë mamografinë këtë muaj do të pajisen më një biletë falas, e vlefshme për gjithë muajin tetor.
Kosovë, gratë që kryejnë mamografinë udhëtojnë falas në transportin publik
RELATED ARTICLES