Gjatë fushatës zgjedhore një javore është hasur gjuhë nxitëse, fyese apo urrejtjes, kryesisht ndaj subjekteve tjera politike në 25 aktivitete, ku me më së shumti raste prin Lëvizja Vetëvendosje, por gjuhë e tillë ndaj subjekteve tjera politike ka përdorur edhe Lidhja Demokratike e Kosovës, Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Kështu u tha në konferencën e Koalicionit të organizatave jo-qeveritare “Demokracia në Veprim”, e ku u theksua se vetëm në rrjetet sociale deri tash subjektet politike kanë shpenzuar 25 mijë euro.

Eugen Cakolli në emër të organizatave për vëzhgimin e zgjedhjeve, tha se java e parë të fushatës ka shkuar kryesisht e qetë, ndonëse ajo që bie në sy është një diskurës nxitës i partive politike me një intensitet të shtuar çdo ditë i takimeve.

Sipas tij, ky koalicion i OJQ-ve, ka monitoruar mbi 160 aktiviteteve të subjekteve politike.Sipas tij, deri tani vërehet një interesim jo aq i lartë i qytetarëve për të marrë pjesë në tubimet e partive politike, duke qenë se tubimet kanë qenë të mesme në maksimalisht 200 pjesëmarrës.

Cakolli u ndal edhe përdorimi të gjuhës së drejt dhe jo diskriminuese që një prej parimeve dhe vlerave kryesore të një fushate fer, kjo javë është karakterizuar në fakt nga pikërisht e kundërta.

“Këtë javë kemi pasur ashpërsim e përkeqësim të diskursit të përdorur në fushatë në plotë 25 aktivitet gjatë monitorimit të së cilave janë raportuar raste të përdorimit të gjuhës apo urrejtjes, kryesisht mbi baza politike. Sipas intensitetit është e qartë se një gjuhë e tillë është e shprehur në aktivitetet e partisë në pushtet, pras Lëvizjes Vetëvendosje, ndonëse edhe në aktivitetet e partive tjera, përfshirë këtu LDK me 10 raste, PDK me 6 raste dhe AAK me dy raste ku është raportuar një gjuhë e tillë nxitëse, fyese apo urrejtjes. Sa i përket fushatës në hapësirën online, Demokracia në Veprim ka monitoruar gjithsej 679 kandidatë për deputet, të cilët kanë prani në rrjetet sociale, në mesin e së cilëve janë evidentuar 50 raste kur të njëjtit kanë qenë qoftë target apo autorë të gjuhës denigruese dhe të nxitjes, gjuhës së urrejtjes dhe përçmuese ndaj palëve të treta, si dhe lajmeve të pavërteta dhe të rreme, të cilat kanë krijuar dezinformim publik”, tha ai, duke shtuar se retorika e subjekteve politike po zhvendoset edhe në mes të qytetarëve dhe gjuhës së urrejtjes në komentet e rrjeteve sociale.

Ai shtoi se arsimi, shëndetësia, ekonomia, infrastruktura dhe mirëqenia sociale janë top 5 temat e diskutuara në tubimet e partive politike. Cakolli u ndal edhe te keqpërdorimi i resurseve shtetërore gjatë fushatës

Aty u tha se në katër raste janë vërejtur sjellje të organizuar me autobus. Ndërsa, vetëm për një javë, subjektet politike kanë shpenzuar në rrjetet sociale, kryesisht në Facebook, kanë shpenzuar rreth 25 mijë euro për sponzorizim.

Mexhide Demolli-Nimani nga Lëvizja FOL, si pjesë i këtij koalicioni, tha se kanë monitoruar nëntë televizione në gjuhën shqipe dhe dy në gjuhën serbe, ku tha se kanë dominuar subjektet e mëdha politike.