Ky partneritet synon rritjen e efikasitetit dhe mbështetjen e tregtisë ndërmjet dy vendeve tona.

Bashkëpunimi i ngushtë do të vazhdojë për të adresuar sfidat e përbashkëta dhe për të përmirësuar kapacitetet doganore.

Shkëmbimet tregtare mes dy vendeve gjatë 9-muajve të këtij viti arritën 41.1 miliardë lekë. Eksportet gjatë kësaj periudhe arritën 29 miliardë lekë, ndërsa importet arritën 12.1 miliardë lekë.

Tashmë prej datës 1 tetor të vitit 2022 në doganën e Durrësit po kryhet zhdoganimi i të gjitha mallrave me destinacion Kosovën.

Janë mbi 1000 biznese nga Kosova që përfitojnë aktualisht nga hapja e kësaj dege, jo vetëm kohë, por edhe kosto të reduktuar zhdoganimi.