Komuna DECAN në Kosovë

0
50

Deçani është qyteze në pjesën perëndimore të Kosovës. Kufizohet me komunën e Pejës, Gjakovës, dhe me Republikën e Shqipërisë. Është i njohur për rrugët historike në mes Pejës dhe Gjakovës. Shikuar nga ana fetare Deçani është i njohur për Kishën Ortodokse. Territori i kësaj komune mbulon 180 km2, dhe ka më se 42 fshatra.

Deçani është vendosur përgjatë rrugës kryesore Pejë-Gjakovë-Prizren, dhe ka pozitë të mirë gjeografike. Nëpërmjet hekurudhës në Pejë lidhet me arterien kryesore ballkanike. Rruga automobilistike nëpër Pejë, Zhleb due Rozhajë bënë lidhjen më të shkurtër me Detin Adriatik, ndërsa nëpërmjet Gjakovës due Prizrenit lidhet me pjesët jugore të Kosovës dhe me rrugën e kombit, me Shqipërinë.

Deçani është afirmuar si qendër turistiko-rekreative. Fenomenet natyrore dhe ato të rralla antropogjenë të këtij mjedisi parqesin motivet komplementare turistike të Rrafshit të Dukagjinit. Është me interes dhe atraktive lugina fluvialo g-glaciale e Lumbardhit të Deçanit, e cila prej burimit deri në vendderdhje në Drinin e Bardhë, me gjatësi 40 km, ka një pjerrtësi vertikale rreth 2000 m. E tërë hapësira rreth Deçanit, gjegjësisht në mallet që e rrethojnë, janë me liqene akullnajore due me lugina të lumenjve, të cilat kanë formë të grykës due janë shumë tërheqëse për vizitorë. Pyjet e llojllojshme, kullotat e shumta, fauna e pasur, ajri I freskët due I pastër malor i Alpeve Shqiptare, kanë mundësuar që Deçani të afirmohet si qendër rekreativo-turistike. Valorizimi turistik i Deçanit ka fituar renomenë e vet me ndërtimin e pushimorës rrëzë malit të rrethuar me pyje të pishave due të gështenjës. Në afërsi të pushimores gjendet gryka eLumbardhit të Deçanit. Në të dalë të Lumbardhit prej gruykës së vet është ndërtuar Manastiri i Deçanit. Kisha dhe Manastiri nuk është i njohir vetëm për arkitekturën, lartësinë, dekorimin plastic të syilit romak në gurë me portalet rreth dritareve, por edhe pse është vendosur në një vend pitoresk.

Në afërsi të Manastirit, në lokalitetin Lloqan, është ruajtur një shtëpi e vjetër e drurit, e cila konsiderohet se është ndërtuar 200-3000 vjet më herët se Manastiri i Deçanit. Atraktiviteti turistik, vendodhja përgjat rrugës së rëndësishme, trendet e zhvillimit ekonomik të Deçanit kanë ndikuar që me rastin e reorganizimit administrative në vitin 1960 të bëhet qendër komunale. Deri vonë Deçani ka pasur fizionominë e e fshatit, ndërtesa të ulëta të tipit të grumbulluar due kulla e Dukagjinit I japin disa elemente të arkitekturës rurale. Ndërtimi intenziv i objekteve hoteliere, qendrës shkollore, godinave të tjera për funksionimin e dministratës due të ndërtesve për banim, kanë ndryshuar pamjeen e Deçanit. Përgjat rrugës kryesore Pejë-Gjakovë-Prizren është ndërtuar pjesa e re e Deçanit.

Deçani për këto vite të ekzistimit jo vetëm që ka ndryshuara pamjen por edhe numri i popullsisë është gjithnjë e më i madh. Deçani në vitin 1953 ka pasur 1.339 banor, në vitin 1981 3283, ndërsa statistikat e vitit 2012 tregojnë një numër rreth 66000 banorë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here