Komisioni hetimor parlamentar në lidhje me rastet e dhunës seksuale dhe dhunës në familje, ka mbajtur mbledhjen konstituive. Kryesuesja e këtij komisioni, Albana Bytyqi tha se numri i rasteve të raportuara në polici për dhunën në familje është mbi 2 mijë, për periudhën 1 korrik të vitit 2022, deri më 30 qershor të këtij viti. “Periudha 1 korrik 2022 deri më 30 qershor 2023, numri i rasteve të raportuara në Polici, është 2,735, prej tyre 2,165 gra dhe 559 burra. Mbi 80% e të dyshuarve për dhunë në familje janë burra, ndërsa 20% e tyre janë gra, nga kjo statistikë bie që në çdo pesë persona të dyshuar si kryes të dhunës në familje, katër prej tyre janë burra dhe një është grua”, tha Bytyqi.
Kosovë, afër 3 mijë raste të dhunës në familje për një vit
RELATED ARTICLES