Ministria e Shëndetësisë e Kosovës bëri të ditur se në 24 orët e fundit janë shënuar 203 raste të reja me koronavirus nga 1,117 testime. MSH po ashtu njofton se gjatë 24 orëve nuk është shënuar asnjë humbje jete nga koronavirusi dhe janë shëruar 780 persona. Në total numri i raste aktive me koronavirus është 2,549. Në raportin e Ministrisë bëhet e ditur se brenda 24 orëve janë vaksinuar 49 qytetarë, ndërsa në total janë administruar 1,835,410.