Wednesday, November 27, 2024
HomeSOCIALEKosovë, 2 humbje jete dhe 952 raste të reja me COVID-19

Kosovë, 2 humbje jete dhe 952 raste të reja me COVID-19

Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi sot se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 2 persona të infektuar me COVID-19 ndërsa u shënuan 952 raste të reja. Rastet e reja rezultuan nga 2619 testime të kryera në 24 orët e fundit Po ashtu, njoftohet se 512 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 251.570, ndërsa numri i rasteve aktive është 7.837. Sa i përket procesit të vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 79 doza ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.735 doza të vaksinës. Deri më sot 824.263 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments