Ministria e Shëndetësisë e Kosovës në raportin e 24 orëve të fundit njoftoi për 1480 raste të reja me COVID-19 ndërsa nuk raportohen humbje jete.
Bazuar në të dhënat e fundit të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK), janë kryer 3702 testime. Të dhënat e fundit kanë njoftuar për 1435 persona që kanë fituar betejën me COVID-19, ndërsa numri i rasteve aktive është 10.684.https://ata.gov.al/2022/07/29/kosove-1480-raste-te-reja-me-covid-19/