Ministria e Shëndetësisë e Kosovës njoftoi se në 24 orët e fundit ndërroi jetë 1 person i infektuar me COVID-19 ndërsa u shënuan 860 raste të reja me koronavirus. Rastet e reja reyultuan nga 2469 testime të krzera në 24 orët e fundit. 1.155 persona që kanë fituar betejën me COVID-19. Numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më tani ka arritur në 255.317, ndërsa numri i rasteve aktive është 6.925. Sa i përket procesit të vaksinimit, në 24 orët e fundit janë dhënë 60 doza ndërsa prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.834.907 doza të vaksinës. Deri më sot 824.313 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
