Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në 24 orët e fundit janë kryer 2.279 testime prej të cilave 780 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19. Sipas raportit të fundit, një person ndërroi jetë si pasojë e COVID, ndërsa, 1.562 të tjerë janë shëruar. Po ashtu, sipas raportit janë 7.221 raste aktive me COVID-19. Ndërkohë, brenda 24 orëve 58 persona kanë marrë vaksinën anti-COVID.