Monday, November 25, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAKosovarët shpenzuan 89 milionë euro për pajisje me vizë Schengen!

Kosovarët shpenzuan 89 milionë euro për pajisje me vizë Schengen!

Dhjetë vjet pas fillimit të dialogut për viza dhe katër vjet nga zbatimi i standardeve, Kosova është ende në pritje të një regjimi pa viza me BE-në. Ka sinjale pozitive nga BE-ja për të përmbyllur procesin e shumëvonuar të liberalizimit për Kosovën. Javët në vijim janë vendimtare. Me një vendim pozitiv me datën 13 tetor 2022, në takimin e Grupit Punues për Viza të Komisionit Europian, liberalizimi i vizave për Kosovën do të hynte në rrugën formale të miratimit, i cili mund të zgjasë disa muaj. Raporti i ri i Grupit për Ballkan ‘Regjimi i vizave për Kosovën: a do t’i japë fund BE-ja kësaj agonie të gjatë‘, jep informata të detajuara për procesin, dhe argumenton se vonesat nga ana e BE-së në procesin e liberalizimit janë tërësisht të pajustifikueshme. Kosova ka vazhduar të bëjë progres shtesë në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, mjaftueshëm për të bindur shtetet anëtare skeptike. · 13.4% rritje në bastisjet e policisë në vitin 2021 krahasuar me 2020; · Rritje prej 75% në luftimin e grupeve të krimit të organizuar; · Rritje prej 85% e aktakuzave për krime ekonomike dhe korrupsion krahasuar me një vit më parë; · Krijimi i një mekanizmi të ri gjurmues për rastet e korrupsionit të nivelit të lartë dhe krimit të organizuar. Numri i rasteve të synuara është rritur nga 31 në vitin 2016, në 82 në vitin 2022; · Kosova është renditur e para në Ballkanin Perëndimor nga Raporti Botëror i Drejtësisë mbi Sundimin e Ligjit; · Përmirësimi i pozicionit të saj në Indeksin e Transparency International me 17 vende/ dhe vendi i dytë me pikët më të mira në Ballkanin Perëndimor; · Janë iniciuar 726 raste të reja me 792 persona të arrestuar dhe 541 aktakuza ndaj 738 personave të dyshuar në fushën e parandalimit dhe luftimit të drogës. · Për më tepër, numri i azilkërkuesve ka rënë nga 4720 në vitin 2018, në 2345 në vitin 2021, që është një tjetër indikator suksesi. “Regjimi i vizave u ka kushtuar shumë qytetarëve dhe ekonomisë së Kosovës. Nga viti 2016 deri në vitin 2021, ambasadat e vendeve te Schengenit i kanë pranuar 539,344 aplikime. Duke llogaritur mesataren më të vogël të mundshme, kosovarët kanë paguar rreth 89 milionë euro për viza turistike për të udhëtuar drejt vendeve të BE-së. Kjo shifër është jashtëzakonisht e lartë për një vend me GDP vjetore prej 4,986 $ për kokë banori (2021) dhe një pagë mesatare prej 484 € (2021). Megjithatë, BE-ja dhe anëtarët e saj janë donatori më i madh për Kosovën. Vlen të theksohet se Kosova do të përfitojë 63.96 milion EUR nga fondet e IPA III (2021-227)”, thuhet në raportin e Grupit për Ballkan. Sipas këtij raporti regjimi i vizave ia ka pamundësuar kompanive kosovare të kenë qasje të barabartë me fqinjët e tyre në tregjet evropiane. Marrëveshja për Stabilizim e Asocim me BE-në (2015) ka pasur efekte më të vogla për Kosovën, sesa për vendet tjera të rajonit, mu për shkak të mos lëvizjes së lirë te njerëzve. Nuk mund të ketë lëvizje të lirë të mallrave e shërbimeve (siç parashihet në MSA) pa lëvizje të lirë të njerëzve. Rrjedhimisht, kompanitë kosovare, në krahasim me rajonin, kanë qenë gjithnjë në disavantazh dhe kanë mundësi më të pakta. Kompanitë kosovare, të anketuara nga Grupi për Ballkan, konsiderojnë se regjimi i vizave ka ndikuar negativisht në qarkullim me 15-50%.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=619428

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments