Saturday, November 23, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAKosova të jetë pjesë e OSBE-së

Kosova të jetë pjesë e OSBE-së

Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, në një komunikatë për medie ka deklaruar se Amerika dhe Kosova janë partner të palëkundur me një histori të fortë. Ne jemi të përkushtuar ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës. “Qëllimi ynë është paqja, drejtësia dhe prosperiteti në një Kosovë demokratike dhe multietnike që është plotësisht e integruar në bashkësinë ndërkombëtare dhe pjesë e një Evrope të tërë, të lirë dhe të lulëzuar. Në komunikatë bëhet thirrje për qeverinë e Kosovës dhe atë të Serbisë që të zbatojnë plotësisht angazhimet marra në të kaluarën, të përmbahen nga retorika që nxit tension dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive për dialog”, thuhet në komunikatë. Misioni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në OSBE, i bënë thirrje qeverive të Kosovës dhe Serbisë që të zbatojnë plotësisht angazhimet e tyre të kaluara, të përmbahen nga veprimet dhe retorika që rrisin tensionet dhe të vazhdojnë të angazhohen në mënyrë konstruktive dhe me mirëbesim në Dialogun e lehtësuar nga BE-ja. “Ka më shumë punë për të bërë. Palët duhet të vazhdojnë angazhimin e tyre serioz për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura, përfshirë targat. Megjithatë, vetëm duke dëgjuar drejtpërdrejt nga të dyja palët, ne mund të kuptojmë plotësisht dinamikën në terren dhe të përcaktojmë se si t’i trajtojmë ato më së miri. Ne besojmë se është për të ardhur keq që Kosova nuk është anëtare e këtij organi dhe për këtë arsye nuk është në gjendje të flasë vetë. Ne e presim me padurim ditën kur Kosova të jetë shtet pjesëmarrës i OSBE-së dhe kjo mund të ndodhë”, thuhet në komunikatë.https://www.rtklive.com/sq/news-single.php?ID=615970

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments