Është mbyllur tashmë Kampionati Evropian i Xhudos i mbajtur në Kosovë, përkatësisht në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë. Kosova edhe kësaj radhe dëshmoi se është vend i pathyeshëm në këtë sport, pasi ka rrëmbyer katër medalje, raporton KosovaPress. Tri medalje të bronzta rrëmbyen nga Dardan Cena, Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova, ndërsa me medalje të artë u stolis xhudisti Akil Gjakova i cili fitoi katër luftëra për ta arritur objektivin e madh.
Kosova rrëmben katër medalje në Kampionatin Evropian të xhudos
RELATED ARTICLES