Sunday, November 24, 2024
HomeSOCIALEKOSOVAKosova përballet me sulm kibernetik

Kosova përballet me sulm kibernetik

As Kosova, ashtu si disa vende të tjera të Ballkanit, si Shqipëria dhe Mali i Zi, nuk i ka shpëtuar një sulmi masiv kibernetik. Zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, bëri të ditur nëpërmjet një postimi në mediat sociale se institucionet shtetërore të Kosovës, dy ditët e fundit, janë përballur me sulme kibernetike, të cilat kanë ardhur nga jashtë. Në një postim në Facebook, Kryeziu shkruan se sulmi kibernetik nuk ka depërtuar brenda infrastrukturës se rrjetit kompjuterik shtetëror, pasi që është bllokuar nga pajisjet e sigurisë. “Dje dhe sot, ka pasur probleme të kohëpaskohëshme me shërbimin e internetit në Institucionet e Republikës së Kosovës. Ekipi i sektorit të sigurisë kibernetike në Agjencinë e Shoqërisë së Informacionit në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm kanë identifikuar se problemi me shërbimin e internetit është si pasojë e sulmit kibernetik. Sulmi kibernetik nuk ka depërtuar brenda infrastrukturës se rrjetit kompjuterik shtetëror, pasi që është bllokuar nga pajisjet përkatëse të sigurisë. Është identifikuar që sulmi kibernetik ka ardhur nga jashtë Kosovës dhe si target ka pasur IP-në në të cilën kanë qenë të publikuar disa ueb faqe të Institucioneve të Republikës së Kosovës. Agjencia e Shoqërisë së Informacionit, gjegjësisht ekipi i sigurisë kibernetike, ka ndërmarrur veprime konkrete me qëllim të tejkalimit të këtij sulmi kibernetik dhe kthimit në funksion të shërbimit të internetit. Për momentin, gjendja është stabile – shërbimi i internetit si dhe shërbimet tjera online dhe ueb faqet janë funksionale dhe të qasshme. Ekipi i sigurisë kibernetike në ASHI do të vazhdojë me monitorimin e sigurisë së shërbimeve dhe sistemeve qeveritare dhe do të ndërmarrë masat e nevojshme për mbarëvajtjen e funksionimit dhe sigurinë e tyre.”,- shkruan zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës.https://lajme.rtsh.al/artikull/kosova-perballet-me-sulm-kibernetik-kryeziu-ka-ardhur-nga-jashte-s-ka-depertuar-brenda-infrastruktures-shteterore

RELATED ARTICLES
- Advertisment -spot_img

Most Popular

Recent Comments