Por, çfarë realisht ka premtuar Kosova në aspektin infrastrukturor para Komitetit Ndërkombëtar të Lojërave Mesdhetare?
Investime të mëdha – mbi 250 milionë euro
Sipas Ministrisë së Financave, do të ketë investime publike prej më shumë se 250 milionë euro për infrastrukturë sportive: stadiume, pishina, palestra, etj.
Rikonstruktime dhe ndërtime të reja. Janë planifikuar 27 stadiume (të rinovuara ose të reja) nëpër Kosovë.
Konstruksioni i stadiumit kombëtar në Prishtinë, ky stadium është pjesë kyçe e planit për Lojërat.
Ndërtimi i një kompleksi olimpik me pishinë. Ndërtimi i një kompleksi tenisi dhe një fushe të re për sporte specifike.
Përmirësimi i objekteve ekzistuese. 10 objekte sportive do të rikonstruohen, përfshirë Pallatin e Rinisë dhe Sporteve.
Ka edhe plan për qendra të stërvitjes dhe objekte sportive rajonale në qytete të ndryshme.
Qendra “Mediterranean Village”. Qendra e studentëve në Prishtinë (Student Center) do të përdoret si “Mediterranean Village” gjatë Lojërave Mesdhetare.
Planifikohet zgjerimi / rinovimi i kësaj qendre për të akomoduar sportistët dhe delegacionet.
Financim ndërkombëtar dhe studime. Po bëhen studime fizibiliteti për investime infrastrukturore, dhe janë ndërmarrë bisedime me institucione si Banka Evropiane e Investimeve (EIB) për mbështetje teknike për rinovimin e Pallatit të Rinisë.
Tashmë është themeluar Komiteti Organizues i Lojërave Mesdhetare i cili po punon për organizimin.





